FUNDWAY finalizon marrëveshje strategjike me ProCredit Bank për financimin e apartamenteve në Vlora Marina

MAJ 23, 2025

NGA Valdet Krasniqi

Fundway Properties pjesë e grupit Fundway, një emër në rritje në zhvillimet buzë detit në Shqipëri, njofton marrëveshjen e re të bashkëpunimit me ProCredit Bank Albania për ofrimin e financimeve të dedikuara për blerjen e pronave në projektin Vlora Marina, destinacioni më ambicioz i rivierës shqiptare. Kjo marrëveshje e re hap dyert për qasje më të lehtë dhe më fleksibël në pronat premium të Vlora Marina për blerësit shqipëtar.

Default

Oferta Ekskluzive e Financimit

Ajo që e bën këtë ofertë edhe më të veçantë është fakti që prona që blini shërben si kolateral për kredinë, duke e thjeshtuar ndjeshëm procesin dhe duke garantuar siguri maksimale për blerësin. - Financim deri në 80% të vlerës së pronës - Normë interesi fikse 5.5% për 3 vitet e para - Afat kthimi deri në 25 vite - Mundësi financimi si për rezidentët, ashtu edhe për jo-rezidentët Ky program financimi është i vlefshëm për qytetarët me nënshtetësi shqiptare. Vlora Marina është projekti më i madh bregdetar në Shqipëri, që përfshin apartamente luksoze buzë marinës, rezidenca ekskluzive, një port të klasit botëror, një shëtitore tregtare dhe hapësira kulturore të gjitha të integruara në një qendër moderne jetese. E pozicionuar në qytetin bregdetar të Vlorës, aty ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, Vlora Marina përfaqëson një vizion ambicioz për jetesën moderne në brigjet shqiptare. Me mbi 850 njësi rezidenciale ky projekt po vendos një standard të ri për jetesën e integruar në rajon.

Më shumë se një pronë, një mënyrë jetese

- 438 vende ankorimi për jahte dhe superjahte deri në 50 metra Apartamente me pamje të hapur drejt horizontit të detit, dizajnuar nga XDGA, një nga studiot më të respektuara evropiane të arkitekturës - Hotel Marriott me pesë yje, një emër që përfaqëson finesën dhe standardet më të larta të mikpritjes ndërkombëtare. - Shëtitore me restorante, bare dhe dyqane luksoze që krijojnë një komunitet vibrant buzë detit - Certifikim EDGE për ndërtim të qëndrueshëm dhe eficiencë energjetike Një komunitet ekskluziv ku gjithçka është menduar për t'ju ofruar një jetë të pasur me bukuri, rehati dhe elegancë. “Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me një partner të qëndrueshëm dhe me vizion afatgjatë si ProCredit Bank,” – u shpreh Labinot Ajeti, Drejtor Ekzekutiv i Fundway Properties. “Kjo marrëveshje e sjell më afër realitetit jetesën bregdetare për një spektër të gjerë blerësish – nga profesionistët e rinj dhe familjet, deri te diaspora shqiptare. Vlora Marina nuk është vetëm një pronë; është një pjesë e së ardhmes së rivierës shqiptare dhe një mundësi për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe.” Me kërkesën që po rritet dita-ditës dhe me ndërtimin që po ecën me ritme të shpejta, kjo mundësi financimi vjen në momentin ideal për të gjithë ata që duan të sigurojnë një pronë në zemër të jugut të Shqipërisë.

Menaxhimi i Marinës

Operimi i Marinës luksoze në Vlora Marina do ta bëhet nga D-Marin, rrjeti premium i marinave, që aktualisht menaxhon 25 marina me mbi 14,000 vende ankorimi në Mesdhe dhe Gjirin Persik. Me një mesatare zëniesh prej 95% dhe mbi 700 superjahte të kontraktuara çdo vit, D-Marin sjell në Shqipëri standardet më të larta të sigurisë, shërbimin “concierge” 24/7 dhe një platformë digjitale që lehtëson rezervimet, pagesat dhe menaxhimin e shërbimeve. Ky partneritet garanton një mirëmbajtje elitare dhe një përvojë operimi të krahasueshme me portet më prestigjioze të rajonit të Mesdheut.

Default

Më shumë rreth Fundway

Fundway është një nga grupet më të konsoliduara të investimeve dhe zhvillimit në rajon, i njohur për standarde të larta inovacioni, cilësie dhe besueshmërie.Me projekte të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri, Fundway sjell një angazhim të padiskutueshëm për të ndërtuar jo vetëm struktura, por edhe përvoja jetese që zgjasin. Në Vlora Marina, Fundway ndërton një trashëgimi që do të ketë vlerë për breza me radhë. Vizitoni www.fundway.com për të eksploruar gamën e gjerë të pronave në Vlora Marina dhe për të marrë një ofertë zyrtare të personalizuar.

Default

Për të garantuar një përvojë shfletimi në nivelin më të lartë, kjo faqe përdor cookie. Ju lutemi referojuni Politikës sonë të Privatësisë për detaje të mëtejshme.