POLITIKA E PRIVATËSISË

1. HYRJE

Objekti i kësaj politike privatësie (“Politika e Privatësisë”, “Politika”) është përcaktimi i procedurave organizative e teknike, masave për mbrojtjen e të dhënave personale, si edhe sigurisë, ruajtjes dhe administrimit të të dhënave personale nga strukturat e degës në Shqipëri të Fundway LLC.

1.1 INFORMACION RRETH KONTROLLUESIT TË TË DHËNAVE

Dega në Shqipëri e Fundway LLC., regjistruar në Regjistrin Tregtar me NUIS: M22316001A, me adresë të ushtrimit të aktivitetit tregtar në Shqipëri në Rrugën “Brigada VIII“, Pallati 8/1, Kati 4 Apartamenti 14, Tiranë, Shqipëri, ka si objekt aktivitieti tregtar kryerjen e veprimtarive të ndryshme me pasuri të paluajtshme, duke përfshirë po pa u kufizuar në veprimtari në fushën e ndërtimit, veprimtari ekonomike në fushën e pasurive të paluajtshme, projektim dhe ndërtim i objekteve civile apo industriale dhe menaxhimi i zbatimit të projekteve të kësaj natyre për vete dhe për të tretë, investimin në projekte zhvillimi zonash urbane, turistike apo rezidenciale apo investime të cilësdo natyre, qoftë në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në përgjithësi, si dhe veprimtari të tjera që lidhen me to.

1.2 FUSHA E ZBATIMIT

Kjo Politikë Privatësie zbatohet vetëm për të dhënat personale që përpunohen si rezultat i përdorimit të faqes së internetit (“faqe web” ose “website”) www.fundway.com nga individët që e vizitojnë atë.

Kjo Politikë nuk zbatohet për informacionin e mbledhur:

• nëpërmjet çdo forme tjetër, apo nëpërmjet faqeve të internetit që operohen nga palë të treta;
• nga çdo palë e tretë, përfshirë nëpërmjet faqeve apo aplikacioneve që përmbajnë lidhje që të drejtojnë në këtë faqe web.

1.3 QËLLIMI DHE BAZA LIGJORE

Në Shqipëri ekziston një legjislacion I gjerë për mbrojtjen e të dhënave personale, zbatimit i të cilit qëndron në themel të ushtrimit të veprimtarisë tregtare të Fundway.

Kjo Politikë bazohet në kuadrin ligjor vendas si vijon:

• Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nenet 15-58 të saj.
• Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).
• Urdhrat, Udhëzimet dhe Vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “Komisioneri”), të aksesueshme në faqen zyrtare të këtij institucioni www.idp.al.
• Akte të tjera ligjore e nënligjore të zbatueshme për objektin e veprimtarisë së Fundway. në vijim referuar si “Ligji i Zbatueshëm”.

Politika e Privatësisë ka për qëllim të përcaktojë parimet e përgjithshme dhe masat organizative dhe teknike për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e të dhënave personale që mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet faqes web si vijon www.fundway.com

Ajo zbatohet për të gjitha të dhënat e përpunuara nga Fundway nëpërmjet kësaj faqeje web www.fundway.com në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Çdo përpunimi i të dhënave tuaja që mblidhen nëpërmjet kësaj faqeje web bëhet në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

Në rast se keni pyetje, paqartësi, apo nëse kërkoni informacion lidhur me të dhënat tuaja personale të mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje web, lutemi të na kontaktoni në një nga format e kontaktit të vendosura në dispozicion në seksionin “Na kontaktoni”, të kësaj Politike Privatësie.

2. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE NËPËRMJET FAQES WEB

Seksioni I mëposhtëm detajon llojet specifike të informacionit personal që mbledhim përmes kësaj faqeje web, arsyet për mbledhjen e këtyre të dhënave dhe mënyrën se si ne i përdorim ato për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të ofruar shërbimet tona.

2.1 QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE NËPËRMJET FAQES WEBE

Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të na ndihmuar t’u përgjigjemi pyetjeve ose shprehjes së interesit tuaj dhe për t’u siguruar që ne t’ju ndihmojmë të gjeni pronën e duhur që i përshtatet nevojave tuaja.

Në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, të dhënat personale përpunohen vetëm për një nga qëllimet e mëposhtme:

Për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale në përputhje me termat dhe kushtet e faqes web

Këtu përfshihen rastet në të cilat na duhet të adresojmë kërkesat, pyetjet apo shprehjet tuaja të interesit për pasuritë e paluajtshme të treguara në faqen tonë web. Me qëllim që t’i përgjigjemi kërkesave tuaja, ne do të përdorim të dhënat e kontaktit të vendosura në dispozicion nga ju nëpërmjet formularit të kontaktit të treguar në faqen web në seksionin “Na Kontaktoni”—, siç listohen në seksionin 2 të kësaj Politike.

Për përmbushjen e një detyrimi ligjor të Fundway

Me qëllim adresimin e ankesave apo kërkesave tuaja për informacion në lidhje me të dhënat personale që përpunojmë, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për ndjekjen e interesave legjitimë të Fundway si rezultat i ushtrimit të aktivitetit tregtar të shoqërisë

Me qëllim përmirësimin e eksperiencës suaj gjatë përdorimit të faqes sonë web, Fundway mbledh dhe përdor informacionin tuaj personal për:

• të kuptuar interesat tuaja dhe për t’ju dërguar përmbajtje të përshtatur, të tilla si njoftime për ngjarje, zbritje dhe oferta, në rast se kemi marrë pëlqimin tuaj të shprehur për këtë qëllim në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

• të vlerësuar interesin tuaj dhe për të përshtatur marketingun tonë në përputhje me rrethanat, në rast se kemi marrë pëlqimin tuaj të shprehur për këtë qëllim në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

• për t’ju shfaqur reklama apo dërguar promocione nëpërmjet e-mail, dhe mund të bashkëpunojmë me palë të treta për të lehtësuar këtë proces, në rast se kemi marrë pëlqimin tuaj të shprehur për këtë qëllim në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

Ju mund të hiqni dorë nga pëlqimi për marrjen e komunikimeve të mësipërme në çdo kohë, duke ndjekur udhëzimet e dhëna në faqen web dhe duke shtypur butonin Unsubscribe ne emailn qe ju eshte derguar.

2.2 MËNYRAT E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE NËPËRMJET FAQES WEB DHE LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN PËR SECILIN RAST

2.2.1 NËPËRMJET KËRKESAVE, PYETJEVE APO SHPREHJEVE TË INTERESIT QË DËRGONI NË FAQEN WEB

Ne mund t’i mbledhim të dhënat tuaja personale kur na dërgoni një kërkesë, pyetje, apo shprehje interesi nëpërmjet faqes sonë të internetit në lidhje me një nga pronat tona. Në këtë kuadër, ne mbledhim të dhënat personale të mëposhtme:

• Emrin dhe mbiemrin,
• Numri Personal;
• Vendi i Rezidences;
• Adresën email
• Adresën tuaj,
• Postal Code
• Numrin e telefonit,
• Detajet e kërkesës suaj në përputhje me interesat tona të ligjshme të biznesit.

Në raste të caktuara, pyetja juaj mund të lidhet me një kërkesë specifike shërbimi, si për shembull: ngritja e një pyetjeje në lidhje me një pronë specifike.

Për kërkesa të tilla, ne duhet të përdorim të dhënat tuaja personale për të na ndihmuar t’i përgjigjemi kërkesës suaj dhe të përmbushim detyrimet tona kontraktuale, në përputhje me termat dhe kushtet, sipas shërbimit të kërkuar.

2.2.2 KUR KONTAKTONI

Kur telefononi qendrën tonë të shërbimit ndaj klientit, ne do të mbajmë një regjistër të komunikimeve, në përputhje me interesat tona të ligjshme të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, si edhe për të monitoruar dhe përmirësuar cilësinë e mbështetjes ndaj klientit. – nuk aplikohet momentalisht

Fundway ndërmerr në mënyrë të vazhdueshme hapat e nevojshëm për t’u siguruar që ju të jeni të kënaqur nga përdorimi i faqes sonë web.

Për të na ndihmuar t’u përgjigjemi komenteve ose ankesave tuaja, ne mbledhim informacionin personal të mëposhtëm:

• Emrin dhe mbiemrin,
• Vendi i Rezidences:
• Adresën email
• Adresën tuaj,
• Numrin e telefonit,
• Detajet e kërkesës suaj në përputhje me interesat tona të ligjshme të biznesit.

3. SHPËRNDARJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE ME PALË TË TRETA

Personat që marrin të dhënat tuaja të mbledhura nga faqja web janë vetëm personat e ngarkuar në Fundway, të cilët janë trajnuar që t’i përpunojnë ato në përputhje me sa kërkohet bazuar në detyrimet ligjore dhe rregullatore.

Përveç tyre, edhe kontraktorëve (kryesisht ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Si dhe back office) ju vihen në dispozicion të dhënat tuaja për aq sa është e nevojshme për të kryer shërbimin respektiv.

Të gjithë përpunuesit, në kuadër të dhënies së shërbimit respektiv, janë të detyruar që t’i përpunojnë të dhënat, bazuar te marrëveshja që kanë lidhur me Fundway për përpunimin e të dhënave dhe për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tuaja.

Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike, edhe këto të fundit mund të jenë marrës të të dhënave tuaja.

4. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE TUAJA TE MARRËS NË SHTETE TË TJERA

Transferimi i të dhënave në vende të treta (jashtë zonës Ekonomike Europiane-EEA) mund të bëhet vetëm kur është nevojshme, nëse kërkohet nga ligji ose nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur. Transferimi i të dhënave tuaja në një vend të tretë mund të bëhet vetëm pas marrjes së autorizimit nga Komisioneri, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

5. KOHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE TUAJA TË MBLEDHURA NËPËRMJET FAQES WEB

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe e arsyeshme për t’iu përgjigjur kërkesave, pyetjeve, ankesave apo shprehjeve tuaja të interesit të dërguara nëpërmjet kësaj faqeje web. Në rast se shprehja juaj e interesit për një pasuri të paluajtshme nuk pasohet nga nënshkrimi i marrëveshjes së rezervimit të së drejtës së blerjes së pasurisë së paluajtshme në fjalë, atëherë ne do t’i fshijmë të dhënat tuaja menjëherë, përveç rasteve kur ju keni dhënë pëlqimin që këto të ruhen në databazën tonë. Arkivimi i të dhënave i nënshtrohet kufizimeve kohore.

Për më shumë informacion rreth afateve kohore të ruajtjes së të dhënave tuaja personale, na kontaktoni në të dhënat e kontaktit të vendosura në dispozicion në seksionin ”Na Kontaktoni”.

6. SIGURIA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE

Fundway ka ndërmarrë masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.

Fundway ndërmerr këto masa të veçanta sigurie:

• Përcaktimi I funksioneve dhe personave përgjegjës në shoqëri për përdorimin e të dhënave;
• Përdorimi I të dhënave bëhet me urdhër të personave përgjegjës;
• Udhëzon dhe trajnon në mënyrë periodike stafin, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;
• Ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e saj;
• Aksesi në të dhënat dhe programet, bëhet vetëm nga personat e autorizuar;
• Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm me autorizim të Personi Pergjegjes dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së autorizuar në punë;
• Regjistrimi dhe dokumentimi I modifikimeve, korrigjimeve, fshirjeve, transmetimeve, përditësimeve, etj.
• Masa të tjera sigurie në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

Për më shumë informacion lutemi të na kontaktoni në të dhënat e kontaktit të vendosura në seksionin Na Kontaktoni të kësaj Politike Privatësie.

7. TË DREJTAT TUAJA SI SUBJEKT TË DHËNASH

Përhapja ose komunikimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me qëllimin për të cilin janë grumbulluar këto të dhëna. Në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, çdo person ka të drejtë që të njihet me të dhënat personale të përpunuara nëpërmjet një kërkese me shkrim.

Ju mund t’i drejtoheni në çdo kohë Fundway për të ushtruar të drejtat tuaja si subjekt të dhënash, si më poshtë:

a) të drejtën për akses në të dhënat tuaja personale të mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje web;
b) të drejtën për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale;
c) të drejtën për të kundërshtuar vendimmarrjen automatike mbi të dhënat tuaja personale;
d) të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale;
e) të drejtën për tu ankuar në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale;
f) të drejtën për kompensimin e dëmit, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar identitetin tuaj si kërkues. Fundway, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

Çdo kërkesë për ushtrimin e të drejtave tuaja si subjekt të dhënash duhet të dërgohet në adresën e personit të kontaktit të ngarkuar nga Fundway si vijon:

Email: info@fundway.com

8. PËRDITËSIMET E POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Fundway mund të miratojë ndryshime të herëpashershme në këtë Politikë Privatësie. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i faqes sonë web, konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve, prandaj ju lutemi të kontrolloni rregullisht Politikën për përditësime.

9. NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje, paqartësi, ankesë apo kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja si subjekt të dhënash në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, lutemi të kontaktoni personin e kontaktit si vijon: Email. info@fundway.com

Për të garantuar një përvojë shfletimi në nivelin më të lartë, kjo faqe përdor cookie. Ju lutemi referojuni Politikës sonë të Privatësisë për detaje të mëtejshme.