Projekti Vlora Marina: Të Jetosh Buzë Detit në Shqipëri Sot
Vlora Marina është projekti më i madh bregdetar në Vlorë, ndërtuar buzë detit rreth një marine për jahte, një shëtitoreje dhe apartamenteve vetëm pak hapa nga uji. Këtu gjeni gjithçka për këtë projekt: apartamentet, ku ndodhet, si blihet dhe si jetohet, direkt nga Fundway.
Pse Vlora Marina Vlen
Blini nga pronari, jo nga ndërmjetësi
Pa agjenci, pa komision në mes.. Merreni apartamentin që ju pëlqen direkt nga Fundway, nga vizita e parë te çelësat. Një pikë kontakti, një çmim për njësinë tuaj dhe financim deri në 80% me ProCredit Bank.
Një projekt që e shihni me sy
Shumë prona buzë detit në Shqipëri shiten vetëm në letër ose në një maketë. Vlora Marinën mund ta vizitoni, të ecni në shëtitore dhe ta shihni marinën, kështu që dini saktësisht çfarë po blini përpara se të jepni një lek.
Lokacion perfekt
Bregdeti i mirë në Vlorë ka mbaruar, dhe Vlora Marina zë një nga vendet e fundit të tij. Kjo është arsyeja e parë pse një apartament këtu e ruan vlerën, sepse çfarë blini sot nuk ndërtohet dot përsëri nesër.

Apartamentet dhe Tipologjitë në Vlora Marina
Vlora Marina ka apartamente për çdo lloj blerësi, nga ai që kërkon prona buzë detit te një shtëpi ku rri familja gjithë vitin. Pronat vijnë në katër tipologji, secila me verandë, nga një ballkon i vogël te një tarracë ku e kalon verën. Zgjidhni sipas planit, katit dhe pamjes.
Shiko Apartamentet në ShitjeApartamente 1+1
Apartamente 2+1
Apartamente 3+1
Dupleks me dy kate dhe tarracë
Çmimet dhe Mundësitë e Pagesës
Çmimi varet nga tipologjia, kati, pamja dhe mënyra e pagesës, prandaj jepet me kërkesë dhe llogaritet për apartamentin që zgjidhni. Përveç pagesës së plotë, mund të financoni deri në 80% me normë fikse përmes marrëveshjes së Fundway me ProCredit Bank, ndërsa pjesën tjetër e mbuloni me një plan pagese të bërë për njësinë tuaj.



Si Blihet në Vlora Marina
Blerja bëhet drejt me Fundway, dhe pjesën më të madhe e kryeni nga larg, ashtu siç bën shumica e blerësve nga diaspora. Rruga ka katër hapa të thjeshtë, nga kontakti i parë te çelësat në dorë.
Rezervoni
Mbajeni apartamentin ndërsa bëhen gati kushtet dhe letrat.
Firmosni dhe merrni çelësat
Mbyllni blerjen dhe merrni dorëzimin, në lokacion ose nga larg.
Pyetni
Na thoni cila njësi ju intereson dhe merrni një ofertë për të.
Financoni
Zgjidhni një plan pagese, ose financim deri në 80% me ProCredit Bank.
Dëshironi të Merrni Ofertë?
Na thoni cili apartament ju pëlqen dhe ne do t’iu ju kthehemi me një çmim dhe një plan pagese pikërisht për atë njësi, direkt, pa njeri në mes

Gjithçka që Ju Sjell Vlora Marina
Vlora Marina është bërë për t'u jetuar, jo thjesht për ta pasur si patundshmëri. Përveç apartamenteve, i gjithë vendi është menduar që dita të kalojë lehtë: deti para derës, parqet, siguria dhe lidhjet që të mbajnë në lëvizje. Ja pak nga ajo që ju pret.
Zbulo komoditetetPamje superiore
Çdo apartament është kthyer nga deti dhe shëtitorja, kështu që pamjen e keni pjesë të shtëpisë, jo diçka që e kërkoni.
Afër gjithçkaje
Dalje të drejtpërdrejta në rrugët kryesore, parking i dedikuar dhe madje një helipad privat, që e mbajnë bregun, dhe botën, afër.
Plazhe private dhe publike
Në mëngjes zbritni në një breg të qetë vetëm për banorët, ose dilni në gjallërinë e plazheve të Vlorës, të dyja pranë shtëpisë.
Shërbime brenda kompleksit
Parqe për t'u shëtitur, palestra për t'u mbajtur në formë dhe siguri gjatë gjithë kohës, brenda vetë komunitetit.
Gati të Investoni në Vlora Marina?
Kush blen herët, blen më mirë. Para se të vendosni, shikoni tri gjërat që i japin vlerë një apartamenti këtu: ku ndodhet, çfarë i shton marina dhe si e mban vlerën komuniteti gjatë gjithë vitit.

Lokacioni
Buzë detit në Vlorë, pak minuta nga aeroporti i ri.

Marina
Një port i vërtetë me vende ankorimi për jahte dhe superjahte.

Jetesa
Shëtitore dhe një komunitet që gjallëron edhe jashtë sezonit